Shumë zhurmë, shumë emra në qarkullim, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, kjo pasi merkato në hyrje e Inter është e lidhur ngushtë me largimin e Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez. Të futbollistët kilian kanë një kontratë deri në 2023, të dy kanë një pagë të majme, ndërsa nuk bëjnë pjesë në planet e Inzaghi, këto janë arsye të forta për ti shitur sa më shpejt të jetë e mundur.
Mbi Vidal ka interesim vetëm nga Flamengo ndërsa Sanchez po flirton me Sevilla ndërsa ka marrë dhe një ofertë zyrtare nga Gallatasarai. Vetëm pasi të shitën dy lojtarët, atëherë Inter mund të bëjë zyrtare transferimin e Mkhitaryan dhe të vijojnë punën për të kompletuar transferimin e Dybala.
Në lidhje me Lukakun gjithçka është në dorë të Chelsea, nëse pranojnë ta lënë në formë huazimi atëherë përfaqësuesit e belgut mund të negociojnë me të interesuarit pasi për Lukakun së fundmi interesohen edhe Bayern Munich e Barcelona. Këtë të hënë, ose në ditët e para të kësaj jave, pritet të bëhet zyrtare edhe rinovimi i kontratës me trajnerin Simone Inzaghi.