Jada Pinkett-Smith ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti i saj, Will Smith, goditi me shuplakë Chris Rock-un gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscars”.
Shuplaka e bujshme në Oscars, reagon për herë të parë
Gjatë emisionit “Red Table Talk” ajo është shprehur se shpreson që dyshja të pajtohen. “Tani për natën e Oskarit, shpresa ime më e madhe është që këta dy burra inteligjentë që janë të aftë të shërojnë, ta flasin këtë dhe të pajtohen. Ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë po vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit: Dhe kjo është të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë që quhet ‘jetë së bashku’, ka thënë ajo.
Shuplaka e bujshme në Oscars, reagon për herë të parë
Kujtojmë se Smith e goditi Rock-un pasi ky i fundit bëri një batutë për rënien e flokëve të Jada Pinkett. “Mbaje emrin e gruas sime larg gojës tënde të ndyrë”, i tha ai.