Megi Pojani merr një vëmendje gjithnjë të madhe me postimet e saj në Instagram por edhe me intervistat që ajo kryen. Ajo ka spikatur prej kohësh për natyrën e saj moskokëçarëse dhe të qenit spontane dhe origjinale.

Mirëpo, tashmë Megi i është kthyer sërish ekranit.

Ajo është anëtare jurie në “He/She’s on Top” së bashku me Beniada Nishanin.

Së fundmi, Megi ishte e ftuar në programin “Goca dhe Gra” ku foli për rikthimin në televizion dhe konkretisht për projektin në të cilin është bërë pjesë.

Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia me Beniadën.

Megi tha se me Beniadën nuk njihej më përpara por kanë marrëdhënie korrekte.

Ajo zbuloi se gjithnjë shkon me vonesë në xhirime dhe nuk ka kohë të komunikoj shumë me modelen.

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara, kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njëri le të themi vi me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë, vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,”– tregoi Megi gjatë intervistës së saj për emisionin “Goca dhe Gra”.