Shpesh të refuzosh dikë është shumë e vështirë. Mund të ndihesh vërtet keq duke i thënë dikujt “JO”.
Por më poshtë do të gjeni disa mënyra se si të refuzoni dikë me mirësjellje.
Së pari, ju duhet të jeni të sinqertë.
Ju duhet të flisni hapur. Nuk keni përse të përdorni fjalë shumë të ëmbla pasi ndonjëherë deklarata të tilla keqkuptohen. Thjesht tregohuni të sinqertë. Kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme.
Gjithashtu, duhet të pranosh faktin se ju do të lëndoni personin përballë.
Por ju duhet të përpiqeni të jeni të kujdesshëm në mënyrën se si po flisni. Përpiquni që ta mbështesni dhe motivoni personin përballë.
Një tjetër mënyrë është që këtë person nuk duhet ta mbash pranë teje. Pra, mos i jepni shpresa të kota kur dihet që nuk do të ketë një marrëdhënie dashurore mes jush.
Nëse dikush ju fton shpesh për të dalë por ju nuk keni asnjë interes, atëherë e mira është që t’ia thoni në sy disa gjëra por në mënyrë mjaft të sjellshme. Ju mund ti thoni diçka të tipit që: “Jeni një njeri i mrekullueshëm por shikoj që gjithsecili prej nesh ka pikëpamje të tjera në jetë”.
Përpiquni që ballafaqimin ta bëni ballë për ballë, dhe jo nëpërmjet telefonit apo një mesazhi.