Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite e katër muaj burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushen.

Më 6 Korrik Fatos Tushe ra në prangat e SPAK për shpërdorim të detyrës me akuzën e abuzimit me fondet publike.

SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.