Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka zbuluar se ku do të zhvillohet festivali “Sunny Hill” në Tiranë.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ristani ka thënë se festivali “Sunny Hill” do të zhvillohet te kodrat e liqenit artificial, ku do të ngrihen tre skena.

Edhe numri i pjesëmarrësve pritet të jetë i lartë, rreth 40 mijë deri në 50 mijë. Ndërkohë që gjysma e tyre pritet të jenë turistë të huaj.

“Do të zhvillohet në kodrat e liqenit. Do jenë 3 skena. Po flasim për një festival, parashikohen rreth 40-50 mijë pjesëmarrës në festival. Prandaj duhet fushë e madhe. Këta janë njerëzit që marrin pjesë në festival. Nga të dhënat në vitet e shkuara, rreth 50% e pjesëmarrësve vijnë nga jashtë territorit. Mendoj se do ketë më shumë se 20-30 vizitorë në ditë”, u shpreh nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.