Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulnat Balla së bashku me deputetë të maxhorancës ka zhvilluar një takim me anëtarë të parlamentit të Mqeedonisë së Veriut.

Balla ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga takimi i përbashkët.

“Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, roli i parlamenteve kombëtare në këtë proces merr një rëndësi të veçantë. Me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë🇦🇱 dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut🇲🇰 po forcojnë ekspertizën e nevojshme në procesin e anëtarësimit në BE🇪🇺”- shkruan Balla.