56 gola dhe 28 asiste këtë sezon. Flasim për Kai Rooney, djalin e legjendës së futbollit anglez Wayne. Futbollisti i ri i Akademisë së Manchester United e mbylli vitin duke i çmendur të gjithë në Angli ku në këto orë flasim vetëm dhe ekskluzivisht për të dhe potencialin e tij.

Çështje ADN-je ndoshta duke pasur parasysh edhe aftësitë e babait që ishte mes sulmuesve dhe në përgjithësi ndër lojtarët më të fortë të parë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

TË RINJ PREMTUES – Kai i ri prej disa kohësh po shkonte mirë dhe në këtë vit të fundit dha vërtet më të mirën, duke lënë në hije edhe një kampion tjetër të ri, me një emër shumë të rëndësishëm: Cristiano Ronaldo Junior.

Po, sepse edhe djali i CR7 iu bashkua Akademisë së Manchester United këtë vit dhe filloi të tregonte aftësitë e tij. Shifrat e tij, megjithatë, siç raportohet nga Sportsport.ba, ende nuk kanë arritur deri tek Kai Rooney.

Në çdo rast, Cristianinho me siguri do të jetë në gjendje të bëjë pjesën e tij vitin e ardhshëm. Për momentin, megjithatë, ai duhet t’ia lërë skenën vogëlushit Rooney, numrat e të cilit janë vërtet shkatërrues.