Përfaqësuesja e përhershme e presidencës ukrainase në Krime Tamila Tacheva, ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e banorëve në rajonin Kherson në jug të vendit dhe mbajtjen e tyre në “dhomat e torturës”.
Në një konferencë, ajo tha se sipas informacioneve të Kievit, rreth 600 persona janë duke u mbajtur në bodrume të pajisura posaçërisht, në dhomat e torturës, në rajonin Kherson.
“Rreth 300 njerëz janë “në bodrum” në qytetin Kherson dhe pjesa tjetër në vendbanimet e tjera të rajonit. Ata që u arrestuan janë kryesisht gazetarë dhe aktivistë të cilët organizuan mitingje pro-ukrainase në Kherson dhe rajonin e tij pasi trupat ruse pushtuan territorin si dhe të burgosurit e luftës.
Ata mbahen në kushte çnjerëzore dhe janë viktima të torturave. Disa ukrainas të mbajtur në rajonin Kherson – civilë por edhe luftëtarë të ndaluar – janë dërguar në burgjet në Krime”, tha ajo.