Forumi Rinor EuroSocialit i Shqipërisë është angazhuar maksimalisht në kuadër të thirrjes nga organizata Ndërkombëtare e të Rinjve Socialistë (IUSY Global) nëpërmjet një peticioni drejtuar liderëve të Evropës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ashtu si edhe të rinjtë e këtij rajoni sëbashku me organizatat e tyre, FRESSH ka treguar gatishmëri të menjëhershme për firmosjen e tij. Firmat e mbledhura në këtë thirrje do t’ju paraqiten drejtuesve të Evropës përpara mbledhjes së tyre në datë 23 Qershor 2022 e cila do të mbahet në Bruksel.

Më shumë se një shprehje solidariteti, firmosja e këtij peticioni tregoi se qindra të rinj nga vendi ynë e shohin të nevojshëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe Evropiane dhe se më shumë se një dëshirë, është një çështje sigurie dhe nevoje për zhvillim. Pjesëmarrja e lartë në këtë nisëm tregon më së miri se të rinjtë e Ballkanit Perëndimor jo vetëm përballen me të njëjtat sfida, por njësoj si çdo i ri apo e re në Evropë, punon dhe angazhohet në zgjidhjen e tyre, qoftë në nivel kombëtar apo edhe në atë rajonal e më gjerë.

Ndaj edhe ftesa për firmosjen e këtij peticioni shkon për këdo qe të ardhmen e shumëpritur Evropiane e sheh si nevojë të menjëhershme dhe dëshiron të kontribuojë konkretisht në këtë moment kaq të rëndësishëm për rajonin tonë.