Një ditë më parë një 32-vjeçar me banim në Krujë ka denoncuar grabitjen e automjetit të tij nga dy persona të panjohur.
Denoncimi është bërë në komisariatin e policisë së Shijakut nga shtetasi D. V., 32 vjeç.
Sipas denoncimit, në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuarnga policia, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar.
Pas denoncimit policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Afro 24 orë pas ngjarjes nuk ka ende gjurmë të grabitësve dhe mjetit.