Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Kapshticës.
37 vjeçari me inicialet M.L banues në Kamzë ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare.
Gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.