Drejtori i Urbanistikës Pandi Zhonga në Bashkinë e Sarandës është arrestuar nga policia. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Rovena Alikaj, juriste në ASHK Sarandë si Aleko Anagnosti, noter. Polica ka ekzekutuar urdhër arrestet e të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Sakaq bëhet me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.

Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës.

Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë tek persona të tretë.