E ardhmja e ish-lojtarit të interit, Christian Eriksen nuk ka gjasa të jetë në Brentford, klubi që i hapi dyert pas problemit të zemrës që ai përjetoi vitin e kaluar gjatë Kampionatit Evropian.

Fantazisti danez i ka sytë te emisarët e dy klubeve të Premier League, Tottenham-it të Antonio Contes dhe Manchester United.

Lojtari është mbajtur nën vëzhgim gjatë ndeshës mes Austrisë dhe Danimarkës e cila u luajt mbrëmë në darkë. Vetë Eriksen do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij, e cila gjithësesi pritet të mbetet në Angli.