Ka përfunduar në tragjedi festa e mbylljes së minimaturës së Kalasë së Dodës. Pas përfundimit të klasës së 9-të, minimatura e Kalasë së Dodës kishte organizuar një eksursion festiv pranë lumit Drin i Zi në Maqellarë.
Festa ka përfunduar në tragjedi kur 15 vjeçari Ali Lika është rrëmbyer nga ujërat e lumit, për tu gjetur rreth 5 kilometra më poshtë nga pushues që ndodheshin në fshatin Gradec.
Burime bëjnë me dije se minimatura po festonte përfundimin e arsimit 9 vjeçar, teksa kanë shfrytëzuar të qenit pranë lumit për tu freskuar në orët e drekës.
Burime pranë policisë Dibër thane se nxënësit kanë qenë të shoqëruar nga mësues.