Më shumë fëmijë se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore janë larguar për shkak të konflikteve, dhunës dhe krizave te tjera në mbarë botën në fund të vitit 2021, njoftoi sot agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Sipas shifrave të UNICEF-it, rreth 36.5 milionë fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, rreth 22.8 milionë prej të cilëve janë zhvendosur nga konflikti dhe dhuna. Shifrat përfaqësojnë një rritje prej 2.2 milionë të numrit të fëmijëve refugjatë në mbarë botën që nga viti 2020.

“Rekordi i lartë është rezultat i drejtpërdrejtë i konflikteve si ato në Afganistan dhe Jemen”, tha UNICEF, duke shtuar se në vitin 2021, 7.3 milionë fëmijë të tjerë mbetën të pastrehë për shkak të fatkeqësive natyrore. UNICEF-i u bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të forcojnë mbrojtjen për refugjatët, migrantët dhe fëmijët.

Për shkak se shifrat datojnë nga fundi i vitit 2021, ato nuk përfshijnë fëmijët ukrainas të mbetur të pastrehë ose të larguar nga pushtimi rus, duke e çuar numrin e tyre në 2 milionë që nga muaji shkurt, ndërsa 3 milionë fëmijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Përveç kësaj, fëmijët dhe familjet e tyre janë zhvendosur gjithashtu nga shkaqet ekstreme të motit, të tilla si thatësira në Bririn e Afrikës dhe përmbytjet e rënda në Indi, Bangladesh dhe Afrikën e Jugut.