Gjatë javës së kaluar, WhatsApp prezantoi disa veçori të reja që janë veçanërisht të dobishme nëse ju bëjnë pjesë të shumë telefonatave në grup. Will Cathcart, kreu i WhatsApp në Meta, njoftoi veçoritë e reja përmes Twitter:
“Jemi të lumtur që shohim aftësinë për të bërë ‘mute’ përdorues të caktuar, gjë që do të ndihmojë në parandalimin e daljes së një telefonate nga shinat për shkak të një fëmije që qan ose të një kafeneje me zë të lartë.” Tani mund t’i dërgoni mesazhe çdo pjesëmarrësi, drejtpërdrejt nga ekrani i thirrjes, p.sh. nëse doni t’i tregoni dikujt që i keni hequr zërin.
Përveç kësaj, një baner pop-up tani do të njoftojë kur dikush i bashkohet telefonatës. Platforma ka punuar shumë për të përmirësuar veçoritë e grupit, duke rritur së fundmi numrin e përdoruesve të lejuar në një telefonatë grupi nga 8 në 32 persona, si dhe duke lejuar 512 anëtarë në një bisedë në grup.
Veçoritë e reja të thirrjeve në grup janë të disponueshme tani për shumicën e përdoruesve. Nëse doni të siguroheni që mund t’i përdorni, kujtoni ta bëni aplikacionin tuaj update.