Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj bën me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Për Xhaferajn protesta nuk po bëhet për problematikat që shqetësojnë qytetarët,” por për probleme personale.”
“Ne jemi dakord për protesta por kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Unë nuk marr pjesë. Zoti Rama po bëhet 10 vite që ia nxin jetën qytetarëve ne nuk bëjmë protestë nëse na nxihet emri jonë. Jam këtu për të sqaruar qytetarët se nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Nëse duam të shpëtojmë të djathtën Berisha duhet të bëjë një hap pas. Rama nuk ka rritur çmimet tani, po bëhen 10 vite, po nuk mund të dalim në protestë ku na nxihet emri jonë”, tha ai.