Zëvendës presidenti i Interit, Havier Zaneti ka folur përpara ndeshjes ku Italia dhe Argjentina do të përballen në ndeshjen e quajtur “Finalissima”.
Legjenda zikaltër ka folur dhe lidhur me transferimin e Dibalës në merkato ku ka shprehur dëshirën që ai dhe Lautaro të luajnë bashkë te Interi ashtu siç bëjnë edhe tek Argjentina.
“Lautaro dhe Dibala bashkë edhe tek Interi? Ndoshta, pse jo. Merkatoja sapo ka filluar kemi shumë kohë në dispozicion.
Jemi një shoqëri që duhet të përfitojmë nga mundësitë, nëse do të jenë të vlefshme do ti shqyrtojmë.
Duhet të jemi edhe realist duhet të bëjmë llogaritë më financat e klubit, por flasim për një lojtar shumë të madh siç është Dibala.”, u shpreh Zaneti.