Edicioni i ri futbollistik 2022/2023 i Serisë A do të ngrejë siparin më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor 2023.

Aktualisht është publikuar dhe kalendari teksa bien në sy dhe datat e ndeshjeve të javës së parë, apo edhe derbi Inter-Milan dhe derbi i Italisë, Inter-Juventus apo edhe Milan-Juventus.

Në javën e parë, kampionët në fuqi të Italisë, Milani do të presë në “San Siro” Udinezen. Nënkampionët e Interit do të udhëtojnë drejt Puljas aty ku do të kenë përballë të sapo ngjiturit në elitën e futbollit italian, Leçen.

Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Sasuolon. Derbi i Milanos, Milan-Inter do të luajë aktin e parë më 4 shtator në javën e 5-të, ndërsa ai i fazës së dytë do të zhvillohet më 5 shkurt në javën e 21-të.

Ndeshja e parë e derbit të Italisë do të luhet në “Allianz Stadium” në javën e 13-të më 6 nëntor, ndërsa në “Giuseppe Meazza” do të zhvillohet më 19 mars në javën e 27-të.

Sfida Milan-Juventus do të zhvillohet në javën e 9-të më 9 tetor, ndërsa në “Allianz Stadium” në fazën e dytë do të luhet në javën e 37-të më 28 maj.

NDESHJET –

JAVA E PARË –

Fiorentina-Kremonese

Verona-Napoli

Juventus-Sasuolo

Lacio-Bolonja

Leçe-Inter

Milan-Udineze

Monza-Torino

Salernitana-Roma

Sampdoria-Atalanta

Specia-Empoli

DERBI I MILANOS –

Milan-Inter; 4 shtator, java 5-të

Inter-Milan, 5 shkurt, java 21-të

DERBI I ITALISË –

Juventus-Inter; 6 nëntor, java 13-të

Inter-Juventus, 19 mars, java 27-të

SFIDAT MES MILANIT DHE JUVENTUSIT –

Milan-Juventus; 9 tetor, java 9-të

Juventus-Milan; 28 maj, java 37-të