Beteja intensive për Severrodonetsk do të mbahet mend si një nga “më brutalet” që Europa ka parë ndonjëherë, duke shkaktuar një numër të madh viktimash në Ukrainë, tha Volodymyr Zelensky të hënën në mbrëmje, sipas The Guardian.

“Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e frikshme. Beteja për Donbasin do të mbahet mend pa dyshim si një nga betejat më të dhunshme në Europë”.

Zelensky, i cili ka shprehur frikën e humbjes së mbështetjes nga perëndimi ndërsa konflikti zgjatët përsëriti thirrjet për më shumë armë më të rënda nga aleatët, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe:

“Kemi të bëjmë me të keqen absolute. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ecim përpara dhe të çlirojmë territorin tonë”.

Zelenskiy përsëriti dëshirën e Ukrainës për të çliruar të gjithë territorin e saj dhe të dëbojë pushtuesit nga të gjitha rajonet e Ukrainës.