Mauro Icardi ka deklaruar se nuk do të largohet nga PSG, pasi ka edhe dy vite kontratë me francezët.
Sulmuesi sigurisht do të donte më shumë hapësira me kampionët e Ligue 1 dhe ndonjë ofertë e mirë mund ta bindë për të ndryshuar ambient.
Së fundmi për të ka kërkuar informacion gjiganti argjentinas, River Plate. PSG është e gatshme ta shesë, por vështirë që arkat e klubit nga Buenos Aires ta përballojnë.