Një zjarri ka rënë pak minuta më parë në Spitalin e Sarandës.

Policia njofton se është përfshirë nga flakët salla e pajisjeve radiologjike, duke shkaktuar dëme materiale.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.