Teksa prej ditësh Sazani ‘përpihej’ nga flakët, në ndihmë për monitorimin e vatrave u vu një avion ushtarak i dhuruar nga SHBA-të.
Përveç avionëve të ardhur nga Greqia që bënë të mundur shuarjen e flakëve, për monitorim na ajri u përdor dhe avioni pa pilot “PUMA RQ-20B”.
MESAZHI I PELESHIT
Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.
Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji.