Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës janë kthyer në destinacione turistike të preferuara për turistët vendas e të huaj, sidomos në sezonin veror.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, gjatë fundjavës që lamë pas kishim fluks vizitorësh vendas dhe të huaj në “Ujërat Termale të Bënjës”, Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, në Peshtan dhe Fushën e Çajupit të parkut natyror “Zagori” dhe parkun natyror “Lugina e lumit Vjosa””.

Ndërkohë që specialistët e ADZM Gjirokastër iu dhanë turistëve informacione për këto zona të mbrojtura.

Zonat e Mbrojtura kanë potenciale të larta për zhvillimin e turizmit. Këto zona vlerësohen si destinacionet turistike më tërheqëse të qarkut Gjirokastër, në të cilat mund të zhvillohen aktivitete të larmishme.

Destinacionet turistike në qarkun e Gjirokastrës janë të shumta dhe turistët kanë mundësi të zgjedhin, ku t’i kalojnë disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit.