Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska ka deklaruar ditën e sotme se dhënia e territorit ukrainas Rusisë, nuk do të ndryshojë asgjë dhe nuk do të ndalojë pushtimin rus të Ukrainës.
“Ukrainasit nuk mund t’i pranojnë të gjitha ato deklarata që ne po dëgjojmë ndonjëherë nga liderët e vendeve, në disa raste liderët e vendeve të mëdha dhe me ndikim. Nuk mund të pranojmë të japim pjesë të territorit, është si të japim lirinë tonë.”, tha Zelenska gjatë një interviste.
Ajo përsëriti qëndrimin e bashkëshortit të saj se rajoni i Donbasit, ku Rusia tani ka përqendruar ofensivën e saj, do të jetë sërish ukrainas.
“Edhe nëse do të pranonim territoret tona, agresori nuk do të ndalet me kaq, ai do të vazhdojë të bëjë presion, ai do të vazhdojë … të nisë gjithnjë e më shumë sulme kundër territorit tonë”, shtoi Zelenska.
I vendosur në juglindje të Ukrainës, afërsia e rajonit të Donbasit me Rusinë ka diktuar pjesën më të madhe të historisë së tij të trazuar.
Dështimet e Rusisë për të pushtuar Kievin dhe rajone të tjera qendrore të Ukrainës në muajt e parë të pushtimit të saj, e kanë bërë Donbasin në qendër të ambicieve ushtarake të Putinit.