Inter zyrtarizon afrimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar zhvilloi dje vizitat mjekësore, teksa sot është bërë postimi përkatës nga klubi.Ekipi nga Milano ishte prej ditësh në negociata me Empolin dhe në fund është gjetur marrëveshja.Bëhet fjalë për një akord prej 14 milionë eurosh.
Asllani shihet si mjaft me prespektivë në Milano dhe te nënkampionët e Italisë janë të vetdijshëm se kanë bërë një investim të rëndësishëm.
20 vjeçari është gati edhe për konkurrencën që mund të gjejë brenda skuadrës, ku do i duhet të fitojë besimin e trajnerit Inzaghi.