Moderatorja Alesia Bami po shijon ishujt grekë.
Në një intervistë në emisionin “Proçesi Sportiv” që moderohet nga moderatori Edi Manushi, përmes një telefonate Bami ka folur për pushimet e saj në Mykonos dhe vlerën e çmimit marramendës të verës që ajo ka pirë.
“Mendoj se shërbimi i tërheq të gjithë këtu. Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale ta them. Ka nga më të lirat tek më të shtrenjtat. Një shishe verë këtu kushton deri në 80 mijë euro”, tha Bami.
Moderatori nuk ka nguruar ta ngacmojë atë duke e pyetur nëse ka parë ndodjë futbollist andej.
“Këtu në fakt ka shumë futbollistë që pushojnë. Nuk dua të përmend emra”.
Por, Manushi tha: “Do të thotë se muhabetet që vijnë këtu janë të vërteta: “Alesia Bami në pishinë me një futbollist”. Mund ta them edhe emrin nëse më lejon”.
Moderatoria e anashkaloi me sportivitet këtë situatë dhe nuk zbuloi asnjë emër.