Sara dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të bujshëm të momentit, të cilët komentohen për çdo gjë që ata thonë apo publikojnë në rrjete sociale. Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe po vijon edhe jashtë saj.

Së fundmi, Sara ka realizuar një “ask”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mirëpo, dikush e ka pyetur nëse është në një lidhje me PM dhe Sara sigurisht që nuk e kurseu një përgjigje mjaft epike.

“Mesa di unë PO, nuk e di çfarë informacionesh keni ju”, shkroi ajo.

Më herët, Sara ka treguar për një intervistë se si po shkon lidhja e saj e dashurisë me Dj PM. Ajo madje ka rrefyer edhe se për çfarë debaton më së shumti me Dj PM.

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qelluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, ka thënë Sara më herët.