Nga Kreshnik Spahiu/

Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo rekord politik.

I varfër në fjalorin e tij shqip, me 200 fjalë artikulohet kudo dhe kurdo pa ide, pa standarde, pa elokuencë, pa fantazi, pa krijimtari, pa shkruar 20 rreshta analizë në jetën e tij, ai ka mundur të dominojë 32 vjet në majat e shtetit.

Ai ka marrë gjithçka nga politika:

– President

– Kryeministër

– Kryetar Parlamenti

– Zv/kryeministër

– Ministër

– Deputet

– Kryetar partie

Ai ka e vjelë pushtetin më shumë se Rama dhe Berisha.

Precedenti Meta ka hyrë në politikë 9 vjet para Edi Ramës, dhe ka pasur pushtet 10 vjet më shumë se Berisha. Pasi ky i fundit ka qenë më shumë në opozitë krahasuar me piruetat e Ilir Metës që bashkohej gjithmonë me pushtetin.

Precedenti Meta do mbahet mend si politikani që i shfaqet emri në çdo skandal, vjedhjesh, trafiku, vrasjesh me pagesë apo përgjime.

Ai ka marr disa pafajësi:

3-0

5-0

7-0

Por kjo nuk e pastroj kurrë në sytë e popullit.

Precedenti Meta do mbahet mend si politikani i parë që partinë politike ia la me qira gruas 5 vjet deri ditën që mbaroj mandatin.

Precedenti Meta ishte i pari politikan që zyrtarizoi vlerën e votës 50 euro në bursën zgjedhore.

Precedenti Meta ishte i pari që zyrtarizoi piruetat e koalicioneve pa parime (majtas-djathtas) kush vjen në pushtet.

Precedenti Meta ishte i pari dhe i fundit President i Shqipërisë që u izolua nga perëndimi dhe zhvilloj më pak takime me homologë sesa Presidenti komunist Haxhi Lleshi.

Precedenti Meta si njeriu më pak inovator në politikë vodhi çdo simbol:

– Dy gishtat si demokrat

-Shallin si enverist

– Grushtin si komunist

– Shqiponjën si nacionalist

Precedenti Meta do mbahet mend si Presidenti i një populli 3 milion banorë, që ndau 4 milion dekorata.

Precedenti Meta tashmë ka perënduar, duke pretenduar se Presidenti ka aguar.

Si kopjac ordiner dhe pa ide: Precedenti Meta po krijon koalicionin Agimi i Ri, duke kopjuar nacionalistët e Agimit të artë.

Precedenti komik Meta:

– e nisi si komunist

– u promovua si socialist

– mashtroi si demokrat

– u prezantua si “integrim”

– po e mbyll si nacionalist

– do kujtohet si banalist

Agimi i Ri i Presidentit është perëndimi i precedentit Meta.

Agimi i tij, do jetë Non-Grata në Shqipëri dhe perëndim.