Dy vëllezër shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.
Mediet greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Lamia-Livadeia.
30-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën, sipas informacioneve ka qenë me shpejtësi.
Sipas Protothema.gr makina me 5 pasagjerë humbi kontrollin duke u përplasur me kangjellat.
Por për shkak të shpejtësisë, 30-vjeçari nuk ka mundur ta mbajë mjetin dhe ka përfunduar në lumen Erkyna.
Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë një 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhe 2 grekë të cilët po udhëtonin së bashku në makinë.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit tragjik.