Aktorja e famshme italiane Manuela Arcuri, e njohur me rolin e Paola ne Carabinierët, dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë 10-vjeçare në martesë.
Ceremonia u mbajt të premten më 22 korrik në kishën e Santo Stefano në Bracciano ndërsa për pritjen u zgjodh ambienti i Kështjellës Odescalchi, një lokacion “VIP”, ku çifte si Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti dhe Tom Cruise me Katie Holmes kanë festuar dasmat e tyre.
Aktorja dhe Giovanni Di Gianfrancesco janë në një marrëdhënie prej 10 vitesh dhe në vitin 2014 u bënë prindër për herë të parë të një djali, Mattia-s.
“Kur hyri babai im dhe më tha: sa e bukur je, dukesh si princeshë, u preka. Është momenti më emocionues në jetën e një gruaje që ëndërron martesën”, tha aktorja 45-vjeçare për të përjavshmen “Chi”.
“I mbajta lotët”- thotë Manuela, duke kujtuar hyrjen në kishë. “Arrita në altar, pashë burrin tim… u qetësova. Pashë dëshmitarët Alberto Tarallo dhe Giovanni Malagò dhe u buzëqesha. Në momentin kur do bënim betimet, Mattia-s mbërriti. Në atë moment, Xhovani dhe unë u përlotëm”.
Ndërsa këshilloi: “I këshilloj të gjithë që të presin, të kenë kohë të njihen dhe vlerësojnë njëri-tjetrin dhe të martohen. Të shohësh fëmijën tënd me unazat e martesës është një emocion unik për ne dhe për të, do e mbajmë mend këtë ditë përjetë.”