Amber Heard nuk ka ndërmend të heqë dorë nga çështja e saj kundër Johnny Depp pa një betejë tjetër.
Aktorja ka kërkuar një rihapje të gjyqit mes saj dhe Depp dhe në kërkesën e saj, ajo pretendon për një “shërbim jo të duhur nga anëtarët e jurisë”.
Dosja e 8 korrikut, marrë nga E! News, thekson se lista e anëtarëve të jurisë dërguar avokatëve para gjyqit përfshinte një individ të listuar si të lindur në 1945, duke e bërë atë 77 vjeç, por në informacionin e regjistrimit renditej edhe një 52-vjeçar me të njëjtin mbiemër që jetonte në adresa e të moshuarit.
“Individi që u paraqit në juri me këtë emër ishte padyshim më i riu”, thuhet në dokumente. “Kështu, 52-vjeçari…i ulur në juri për gjashtë javë nuk u thirr asnjëherë për detyrën e jurisë më 11 prill”.
Në dosjen e tyre, avokatët e Heard deklarojnë se: “Është thellësisht shqetësuese që një individ që nuk është thirrur për detyrë në juri, të paraqitet për detyrën e anëtarit të jurisë dhe të shërbejë në juri, veçanërisht në një rast si ky. Ky ishte një rast i profilit të lartë. Prandaj procesi i rregullt për zonjën Heard u cenua. Në këto rrethana, duhet të deklarohet një gjyq dhe të urdhërohet një gjykim i ri.”
Gjyqi, i cili përfundoi më 1 qershor, kishte një trup gjykues prej shtatë juristësh. Emrat e tyre do të mbeten të vulosur për një vit pas vendimit, vendosi një gjykatës në maj, pas një kërkese të paraqitur nga Heard.
Depp e kishte paditur Heard-in në vitin 2019 për 50 milionë dollarë për një shkrim në ‘Washington Post’ të vitit 2018 që ajo shkroi, në të cilin ajo deklaroi se “dy vjet më parë, unë u bëra një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”. Ndërsa ajo nuk e përmendi Depp në artikullin e saj, ajo akuzoi publikisht yllin e ‘Pirates of the Caribbean’ për dhunë në familje në një urdhër ndalimi të vitit 2016 që mori pas paraqitjes së saj të divorcit. Depp, i cili mohoi akuzat e saj, gjithashtu pretendoi në dosjen e tij se vetë Heard abuzoi me atë gjatë marrëdhënies së tyre.
Juria vendosi se aktorja ishte përgjegjëse për shpifje nga Depp me shkrimin e saj. Ajo u urdhërua t’i paguante atij më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Në një deklaratë të bërë pas vendimit, Heard e quajti vendimin një “pengesë” për gratë.