Reperi Klevjol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, ndodhet ende në qeli pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” gjatë një konflikti që pati më reperin Noizy. Nëpër rrjete sociale, “#freecllevio” është një ndër hashtag-et që po përdoret më së shumti, pasi shumë personazhe VIP kanë kërkuar lirimin e tij.

Së fundmi, edhe opinionisti Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku ai dhe Cllevio shihen mjaft të qeshur me njëri tjetrin gjatë një videoje ‘live’ që kanë bërë më herët. Arjani shkruan se i mungon shumë miku i tij si dhe diskutimet që bënin së bashku për historinë, filmat etj. Më tej, Arjani uron që të shihet shumë shpejt me Cllevion.

“Na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenën. E mbi të gjitha Natali Portman. Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmoftë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemër, mendje dhe kulturë të pasur! “- shkruan ai në postimin e tij.