Një ditë pasi të shtënat me armë zjarri në Illinois të Shteteve të Bashkuara u morën jetën 6 personave dhe lanë të plagosur 36 të tjerë, policia amerikane ka arritur të ndalojë të dyshuarin. Ai është 22-vjeçari Robert Crimo, i cili u arrestua pa bërë rezistencë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Pavarësisë me 4 Korrik, në një ndër parqet e Illionit gjatë paradës festive. Autori hipi mbi një çati dhe filloi të qëllonte drejt turmës.

Për ngjarjen tragjike reagoi edhe presidenti Biden.

Jam i tronditur. Kam folur me guvernatorin dhe kryebashkiakun e Illinoit dhe kam ofruar mbështetjen e plotë të qeverisë federale për komunitetet e tyre. Anëtarët e komunitetit duhet të ndjekin udhëzimet. Unë po monitoroj nga afër situatën.

Në deklaratën e së hënës, Biden mbrojti legjislacionin e nënshkruar javën e kaluar, i cili vendos disa kufizime në përdorimin e armëve nga qytetarët dhe inkurajon shtetet t’i heqin ato nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim.

Kohët e fundit kam nënshkruar legjislacionin e parë të rëndësishëm dypartiak për reformën ndaj armëmbajtjes në pothuajse tridhjetë vjet që ka hyrë në ligj, i cili përfshin veprime që do të shpëtojnë jetë njerëzish. Por ka shumë më tepër punë për të bërë dhe unë nuk do të heq dorë nga lufta kundër epidemisë së dhunës me armë.

Muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara janë përballur me një nivel të lartë të përdorimit të armëve të zjarrit. Më 24 maj, 19 nxënës dhe 2 mësues u vranë në një shkollë fillore në Teksas. Ndërsa me 14 maj, 10 persona u vranë në një dyqan në New Jork.