Cesar Azpilicueta raportohet se është një hap larg që t’i bashkohet Barcelonës. “SPORT” ka raportuar se klubi katalunas është afër pranimit për të paguar çmimin prej 5 milionë eurosh për kapitenin e Chelseat.

Zinchenko konfirmon largimin nga Man City, zyrtarizimi i tij te Arsenali ç…
Sipas mediumit spanjoll, Azpilicueta do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Barcelonën dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë. Chelsea besohet se ka siguruar tashmë shërbimet e Jules Kounde dhe kjo lëvizje do t’ia mundësojë spanjollit kalimin në “Camp Nou”.

Pasi të konfirmohet transferimi i 32-vjeçarit, Barcelona thuhet se do të nis misionin për transferimin e mbrojtësit tjetër të skuadrës londineze, Marcos Alonso. Negociatat thuhet se janë më të ngadalta në rastin e tij, por te Barça thuhet se ka optimizëm se do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje.