Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, pasi ky i fundit rrezikon dënimin me burg, për çështjen e ‘Babales’, seancë e cila do të zhvillohet sot në Apel.
‘Ervin Salinji si deputet në betejën e tij, denoncoi, Geron, apo Agron Xhafën një i kërkuar nga drejtësia italiane pasi ishte i dënuar me 7 vite burg si drejtues i rrjetit të Bolonjës të trafikut të drogës, i kërkuar në Venezuelë, sepse ky trafik ishte mes Venezuelës dhe Australisë, i mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij në pushtet Fatmir Xhafën. Ky delinkuent vazhdonte i qetë trafikun e tij nga porti i Vlorë, me mbrojtje nga Edi Rama. Gazetarët faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa, vazhdon të ishte drejtues si trafiqeve nga Porti i Vlorës, se ai ishte i aftë të siguronte tonelata e tonelata droge për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritete italiane të shumë kërkuarit Geron Xhafa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafikut. Ishte një kriminel i mirëfilltë, një trafikant, një anëtar i bandës së Lushnjës. Ai ishte Artan Gjermeni, është i implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë. Gjykatësja Petra Sadushi, e lidhur me klanin Xhafaj dhe ka hedh shortin për datën e gjyqit. Ajo ka marrë përsipër të çoj më tej veprën kriminale të mafies shqiptare. Të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi dhe Blerina Muça që në verbëri zbatuan urdhrat politike. Çështje Salianji PD do ta bëjë një çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen gjyqet politike.’- u shpreh Berisha.