Gareth Bale nuk është më lojtar i Real Madridit, pasi që është larguar nga klubi në fund të kontratës së tij më 30 qershor të këtij viti. Los Blancos janë në turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Bale ia ka bërë një vizitë ish shokëve të tij të skuadrave gjatë një sesioni stërvitor në UCLA të enjten.
Bale tani luan për Los Angeles FC dhe ai është pritur mirë nga shokët e tij në bregun perëndimor. I veshur zakonshëm, Bale është hyrë nga dyert e pasme në kompleksin stërvitor dhe është fotografuar duke biseduar me ish shokët e tij të skuadrës në fushën e UCLA-së. Ai ka takuar lojtarët e Real Madridit, ku më së shumti ka biseduar me David Alaban, Eden Hazardin dhe Luka Modricin. Ky i fundit ishte një shok i tij edhe më parë, para se ai të vazhdonte punën në Spanjë. Bale dhe trajneri Carlo Ancelotti po ashtu kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, ata janë përshëndetur ngrohtësisht dhe kanë pasur një bisedë të këndshme.
Jeta e re e Bale në Los Angeles
Gareth Bale’it i është kthyer përsëri buzëqeshja në Kaliforni dhe ai shpreson që t’i jap atë që duhet LAFC-së dhe të bëjë gjithçka që të marrë ftesë për në Botërorin e vitit 2022 që mbahet në Katar. Ai po punon që ta kthejë gjendjen e tij fizike. Uelsiani është duke u njoftuar më shumë me qytetin e ri dhe është parë duke e shijuar verën deri me tani. Bale luajti 18 minuta kundër Nashville dhe ia doli mirë, kurse në ndeshjen e radhës kundër Kansas City ai shënoi në minutën e 25-të.