Pasi mbaroi fjalën e tij në Kuvend për plot 4 minuta, Kryeministri Rama nuk e kurseu edhe kësaj radhe Lulzim Bashën edhe pse ky i fundit nuk kishte më mundësi për një replikë.
Ndaj Basha, në mungesë të fjalës së tij, i ka kthyer përgjigje kryeministrit nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka cituar Hashim Thaçin.
Ky që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur mundësinë ta dëgjojë e ndihmojë ndërsa promovonte marrëveshjen e Novi Sadit.
Mjafton ky citim i Thaçit për të kuptuar hallin e tij
“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal”
Hashim Thaçi
18 dhjetor 2019 ‘- shkroi Basha.