Oliver Kahn me deklaratën e fundit ka lënë të nënkuptohet se Cristiano Ronaldo nuk do të transferohet te Bayern Munchi. Sulmuesi portugez është i lidhur me një largim nga Manchester United, derisa vazhdojnë ende spekulimet për të ardhmen e tij. Drejtori te klubi i Bayernit, Oliver Kahn, ka thënë se Ronaldo nuk përshtatet në filozofinë e lojës së tyre.

“Aq sa e vlerësoj Cristiano Ronaldon si një nga lojtarët më të mëdhenj, por ai nuk do të përshtatej në filozofinë tonë”, tha ai. Agjenti i 37-vjeçarit, Jorge Mendes, ka diskutuar me zyrtarët e “Bavarezëve” për transferimin e mundshëm të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” atje, por përgjigja besohet se është ende e njëjtë – negative.

Ndryshe, kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.