Sali Berisha konfirmoi ditën e sotme se u shpall Non Grata edhe nga Britania e Madhe. Për këtë, si ish lideri komunist Enver Hoxha ish kryeministri i Shqipërisë u ka ‘shpallur luftë’ amerikanëve, duke drejtuar gishtin nga Sorosi. I ftuar në Repor Tv analisti Frrok Çupi ka reaguar ndaj këtij fakti. Sipas Çupit, një ndër çështjet më të mëdha të lidhura me korrupsionin janë krimet e luftës së Millosheviçt.

“Dërgimi në mënyrë të paligjshme dhe furnizimi me karburant dhe armëve për një ushtri pushtuese për një ushtri mizore është korrupsioni më i lartë për një burrë shteti. Berisha e ka filluar karrierën e tij si një i korruptuar dhe ka vepruar në kundërshti me perëndimin dhe interesat e popullit shqiptar. Do të futeshim në një puzzle që Berisha e ka shumë qejf, SHBA dhe Britania ka cituar shumë pak për korrupsionin e cila rrezikon jo vetëm sigurinë e SHBA por dhe të Britanisë së Madhe.’- tha Çupi.

Analisti e ka cilësuar Berishën si më ‘i keqi’ i diktatorëve historik, Saddam Hysein e Millosheviçi duke e krahasuar me titullin e vënë ndaj Hitlerit pas vdekjes së tij. Ai u shpreh se tituj të tillë nga dy fuqi të mëdha paralajmërojnë jo thjesht zhvatje të parave të shtetit por edhe krijimin e një aleance perëndimore kundër tij si Milloshevici në 1999.

“Tituj të tillë nuk i janë dhënë as Saddamm Hyseinit as Milloshevicit atëherë u dha pas vdekjes së Hitlerit. Pra ky është një strumbullar shumë i fuqishëm i krimit në Ballkan. Korrupsioni nuk është thjesht para apo përkëdhelja e familjes së tij me paratë e shtetit dhe shqiptarëve. Korrupsioni është dëmtimi i interesave të kombit dhe fuqive të mëdha,. Ne po shikojmë në këtë moment, pikërisht aleancën perëndimore kundër Milloshevicin në 1999. Nga Londra e Britanisë po ‘ngrihen (në thonjëza) avionët e Amerikës dhe Perëndimit. Do ta shpallë Non Grata, Italia, Gjermania, Greqia…’- tha Çupi. Analisti u ndal edhe në një sugjerim të tijin si gazetar dhe publicist, Frrok Çupi në të cilin thuhej se jo vetëm shtetet, por edhe vendet e Shqipërisë duhet ta shpallin Non Grata sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne ndodhemi në një koalicion perëndimor kundër krimit në Ballkan ku vendin kryesor e zë Berisha. Duhet ta shpallin do sugjeroja që qytetet e Shqipërisë ta shpallin Non Grata sa më shpejt të jetë e mundur. Është rrezik shumë i madh. Nëse do jemi të ndershëm me veten tonë, qytetet e Shqipërisë duke filluar që nga Vlora e deri në Shkodër”, tha Çupi ndër të tjera.