Një 33-vjeçar dhe 38-vjeçar kanë rënë në pus mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete.
Ata po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi policisë:
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.