Brad Pitt i ka befasuar të gjithë me veshjen në daljen e tij të fundit.
Teksa po ecte në tapetin e kuq në Berlin të martën për shfaqjen e filmit të tij të ri, Bullet Train, aktori 58-vjeçar u shfaq me një fund të kaftë, deri tek gjuri dhe me një xhaketë linoje të së njëjtës ngjyrë.
Ylli i Hollywood mbante një këmishë ngjyrë rozë të lehtë. Aktori zbukuroi pamjen me një varëse, një palë syze dielli dhe çizme të zeza luftarake.
Fundi i Pitt tregonte gjithashtu disa nga tatuazhet në këmbët e tij, duke përfshirë atë që dukej të ishte një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.
Sipas British Vogue, Pitt dikur kishte parashikuar që burrat të shtonin funde në koleksionin e veshjeve të tyre ndërsa promovonte filmin e tij Troy në 2004.
“Burrat do të veshin funde deri në verën e ardhshme,” tha ai në atë kohë, për median. Ky është parashikimi i tij atëherë, të cilin vetë aktori e ka bërë realitet me veshjen shume vite më vonë.