Bullgaria ka miratuar ndryshime në Kodin e Punës, që do i lejojnë çdo babai, biologjik apo adoptees, të marrë një leje dymujore për t’iu përkushtuar rritjes së fmëijës së tij nën moshën 8 vjeç.

Leja mund të merret një herë ose pjesërisht, me kusht që babai të mos ketë shfrytëzuar lejen për rritjen e një fëmije nën moshën dy vjeç.

Gjithashtu, parashikohet që leja e atësisë nuk mund t’i transferohet prindit tjetër. Pushimi do të llogaritet në kohëzgjatjen e shërbimit kompensues të një personi, do të zbatohet për personat me sigurime shoqërore dhe do të kompensohet çdo vit.

Ndryshimet kanë të bëjnë gjithashtu me transpozimin e dy direktivave të Bashkimit Evropian në lidhje me kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës dhe ekuilibrin punë-jetë.