Çmimet e grurit kanë rënë në nivelet e njejta përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën katër muaj më parë pas marrëveshjes së ndërmjetësuar të premten midis Kievit dhe Moskës për të lejuar eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuara në Detin e Zi, sipas The Guardian.

Por pavarësisht rënies së çmimit, analistët shprehën skepticizëm në lidhje me aftësinë e marrëveshjes për të anashkaluar realitetet e konfliktit Rusi-Ukrainë mes dyshimeve mbi gatishmërinë e Moskës për të zbatuar marrëveshjen.

Në Euronext, çmimet e grurit për dërgesë në shtator ranë 6.4% në 325.75 dollarë për ton, ndërsa në Çikago ato çmime ranë 5.9% në 7.59 dollarë për buhel – ekuivalente me rreth 27 kg – që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Një korridor nga qyteti port ukrainas i Odesës do të rihapet për dërgesat globale të drithërave të bllokuara për shkak të luftës, tashmë në muajin e pestë.