Sipas të dhënave të zyrës statistikore, Eurostat të Komisionit Evropian, çmimet e prodhuesve industrialë në Eurozonë janë rritur për 36,3 për qind, ndërsa në Bashkimin Evropian (BE) për 36,4 për qind.
Sipas një deklarate nga Eurostat, në baza mujore çmimet u rritën për 0,7 për qind në Eurozonë dhe 0,8 për qind në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.
Energjia ishte sërish faktori kryesor në rritjen e çmimeve, e cila në të dyja zonat evropiane pothuajse u dyfishua në krahasim me një vit më parë.
”Çmimet e prodhuesve industrialë në Eurozonë në maj të vitit 2022, krahasuar me majin e vitit 2021, janë rritur për 94,4 për qind në sektorin e energjisë, 25 për qind për produktet gjysmë të gatshme, 12,3 për qind për mallrat me afat të kufizuar të konsumit të gjerë, 9,1 për qind për produktet afatgjate të konsumit të gjerë dhe 7,5 për qind për mallrat kapitale”, tha Eurostat.
Eurozona është një bashkim monetar që bashkon 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së që përdorin monedhën e përbashkët evropiane, euron.