Daniel Alves është bërë me skuadër të re. Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë viteve të fundit ka nënshkruar me skuadrën meksikane, Pumas.
Alves do të luaj për një sezon në Meksikë, ndërsa do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Alves pritet të debutojë pikërisht ndaj Barcelonës me 7 gusht në ndeshjen që Pumas e zhvillon ndaj skuadrës spanjolle në kuadër të trofeut “Gamper”.