David dhe Victoria Beckham po kalojnë pushimet në brigjet e Kroacisë me fëmijët e tyre.

David Beckham është shfaqur me flokët e tij natyrale të argjendta gjatë një pushimi familjar në Kroaci me gruan Victoria dhe fëmijët e tyre këtë javë, shkruan DailyMail.

47-vjeçari ishte i shoqëruar nga Victoria dhe fëmijët e tyre më të vegjël: Cruz, 17 vjeç dhe Harper 11 vjeç.

Babai i katër fëmijëve ishte i veshur me një këmishë me mëngë portokalli dhe pantallona të shkurtra, ndërsa po u bënte foto pjesëtarëve të tjerë të familjes nga plazhi shkëmbor, ndërsa ata pozonin në varkën ultra luksoze ‘Hermes’.

Victoria u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj ndërsa pozonte për foto dhe bënte shaka me bashkëshortin e saj.

Ish-këngëtarja e Spice Girl tregoi këmbët e saj me një fustan ngjyrë portokalli, i cili koordinohej në mënyrë perfekte me këmishën e Davidit.

Victoria u ul në pjesën e pasme të varkës me Harperin dhe shoqen e saj, ndërsa David dhe Cruz bisedonin me pjesën përpara.

David dhe Victoria mbërritën në Kroaci këtë javë pasi shijuan një udhëtim në Paris dhe Venecia nëpërmjet Orient Express për të festuar 23 vjetorin e martesës javën e kaluar.