Barcelona po mendon të lërë Frenkie de Jong në shtëpi, ndërsa ata fluturojnë për në Miami për turneun e tyre para-sezonal këtë fundjavë, nëse ai nuk nënshkruan me Manchester United.
Shitja e De Jong do t’i japë Barcelonës një shtytje të madhe financiare në përpjekjen e saj për të marrë dritën e gjelbër nga La Liga për të nënshkruar dhe regjistruar lojtarë të rinj, por 25-vjeçari holandez nuk dëshiron të largohet nga klubi.
“Dritë e Kuqe” për Granit Xhakën, futbollisti kosovar do të përballet me g…
Barca i ka thënë atij se nuk mund t’i paguajë paratë që kontrata e tij përcakton se duhet të fitojë, shkruan Gazeta Express.
Ata kanë prezantuar Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Ousmane Dembele dhe kanë nënshkruar me Raphinha, por nuk mund të regjistrojnë asnjërin prej tyre pa largimin e holandezit. Manchester United ka arritur marrëveshje me Barcelonën për blerjen e tij, por është vet lojtari ai i cili po bëhet pengesë për një transferim të tillë