Gjatë interpelancës së ditës së sotme në Parlamentin e Shqipërisë, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka folur për sistemet e digjitalizuara të menaxhimit të tokës dhe të aktivitetit ekonomik në fermë, ministrja Krifca ka folur për digjitalizimin e shërbimeve në bujqësi ku është ndalur në regjistrin e fermës, sistemin e regjistrmit të blegtorisë.

“Po ndërtojme për herë të parë, Rregjistrin e Fermës se certifikuar, nje pasqyre te plote qe tregon te gjithe inventarin bujqesor për secilën ferme, që na jep informacionin e saktë jo vetëm për tokën ku po prodhohet, por dhe për protokollin dhe pesticidet që po përdoren. Me anë të këtyre të dhënave mundemi të identifikojmë tokën, të qartësohemi për aktivitetin ekonomik të fermës, të ofrojmë siguri ushqimore të plotë për konsumatorët tanë dhe patjetër të mundësojmë rritjen sasiore dhe cilësore të prodhimit të fermerëve. Mundësojmë kështu lidhjen e tokes me aktivitetin ekonomik bujqesor.

Po ndërtojmë një sistem të ri digjital në funksion të blegtorisë në nivel kombëtar të verifikuar me informacion nga terreni që mundëson gjurmim të sakte në çdo fazë të mbarështimit dhe shendetit të kafsh♪7ve. Ky informacion do të mundësojë kontroll në kohë reale midis të gjithë aktorëve të zinxhirit – blegtor, veteriner, institucione të sigurisë ushqimore dhe politikeberës.

Ministrja Krifca foli gjithashtu edhe për 3 sisteme të reja të cilat do të digjitalizohen plotësisisht për të ofruar transparencë dhe eficencë në shërbim.

“ Po fuqizojmë sistemin LIMS të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë i cili ka një rol kyc në sigurinë ushqimore që mundëson dixhitalizimin e të gjithë proceseve laboratorike dhe shkurtimin ndjeshëm të kohës së pritjes se analizave.

Po vemë në jetë një sistem digjital për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit i cili do të gjurmojë në kohë reale procedurat e inspektimit.

Po kryejmë digjitalizimin e të gjithë proceseve administrative te aplikimit të Programit IPARD dhe kontrollit deri tek finalizimi i investimeve. Kështu përgjysmojmë kohën të procesimit te cdo aplikimi duke siguruar transparencën maksimale të procesit.

Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin e manaxhimit te qendrueshem të tokës bujqësore ku kemi ndërtuar një sistem me të dhënat kadastrale, të pronësisë, cilësisë dhe përdorimit të tokës- program i cili do të mundësojë fermerëve akses online të të dhënave rreth tipeve të tokës, kulturat dhe pershtatshmërinë bujqësore që është më e udhes të kultivohen me bazen e të dhënave në nivel parcele.

I ofrojmë një informacion shtesë të gjithë fermerëve, sipërmarësve dhe aktorëve të bujqësisë, rreth cilësisë së tokës dhe kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre”.